Prishtinë, 4 mars 2026 06:53
Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se në ambientet e jashtme të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin të Gjermanisë janë vendosur afishe me përmbajtje fyese dhe slogane nacionaliste në gjuhën serbe, përfshirë mesazhet “Kosova është Serbi” dhe “Jo dorëzim”.
Sipas njoftimit zyrtar, etiketat janë ngjitur në pllakën identifikuese të objektit të ambasadës, duke përçuar, siç thuhet në reagim, mesazhe me konotacione përçarëse dhe propagandistike.
Ministria e ka cilësuar rastin si akt vandalizmi dhe gjuhë urrejtjeje, duke e konsideruar të papranueshëm çdo veprim që cenon integritetin e një misioni diplomatik.
Ambasada e Republikës së Kosovës në Berlin ka njoftuar menjëherë autoritetet gjermane lidhur me incidentin.
Sipas deklaratës, policia gjermane pritet të ndërmarrë hapat e nevojshëm, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e personave përgjegjës për këtë veprim.
Në reagimin e saj, Ministria dënon fuqimisht çdo akt vandalizmi dhe çdo përpjekje për të dëmtuar misionet diplomatike të Republikës së Kosovës, duke theksuar se veprime të tilla bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e përfaqësive diplomatike.
Tutje, në deklaratë theksohet se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj promovimit të paqes, dialogut dhe bashkëpunimit ndërkombëtar, duke vazhduar ushtrimin e misionit të saj diplomatik në përputhje me parimet dhe standardet ndërkombëtare.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit