Hagë, 16 korrik 2025
Trupi gjykues i Gjykatës Speciale në Hagë ka rrëzuar mocionin e përbashkët të mbrojtjes së ish-krerëve të UÇK-së – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi – për të hequr nga aktakuza incidentet që, sipas tyre, bien jashtë periudhës së konfliktit të armatosur në Kosovë.
Mbrojtja kishte kërkuar që nga aktakuza të përjashtohen të gjitha veprimet e pretenduara kriminale që thuhet se kanë ndodhur para fundit të majit 1998 dhe pas 20 qershorit 1999, duke argumentuar se këto data përbëjnë kufijtë realë të konfliktit të armatosur në Kosovë. Prokuroria, ndërkohë, pretendon se krimet janë kryer në periudhën mars 1998 – shtator 1999.
Kryetari i trupit gjykues, Charles Smith, sqaroi se rregullat procedurale nuk i lejojnë trupit gjykues të rrëzojë “pika të veçanta” të aktakuzës, por vetëm akuza në tërësi, nëse përmbushen kriteret e Rregullës 130. Ai theksoi se mocioni i mbrojtjes, edhe po të pranohej, nuk do të çonte në rrëzimin e ndonjë prej akuzave.
“Çështja e shtrirjes kohore të konfliktit do të trajtohet në fund të gjykimit, kur trupi gjykues do të vendosë për themelësinë e të gjitha akuzave”, tha Smith.
Vendimi i sotëm konsiderohet vendimtar për rrjedhën e mëtejshme të procesit gjyqësor, i cili ka nisur më 3 prill 2023. Të akuzuarit janë në paraburgim në Hagë që nga nëntori i vitit 2020 dhe janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.
Seanca do të vazhdojë me dëgjimin e dëshmitarëve të përzgjedhur nga Mbrojtësi i Viktimave.

As serbët nga veriu i Kosovës nuk i dhanë mbështetje të plotë Aleksandar Vuçiçit
Mustafi: Shqiptarët e Luginës arritën mbi 27 mijë vota, rekord që nga viti 2000
Kuvendi mblidhet sot, në rend dite buxheti i vitit 2026 dhe Byroja për konfiskimin e pasurisë
Kamberi i hapur për bashkëpunim me Listën Studentore, por kërkon zgjidhje konkrete për shqiptarët
Memeti: Dy deputetë, mundësi më e madhe për përfaqësimin e shqiptarëve në Luginë
Çfarë e pret Listën Serbe dhe kuadrot e saj në Kosovë pas humbjes së Vuçiçit në zgjedhjet në Serbi?
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Gjenden të vdekur një 27-vjeçar dhe një foshnje në Demiraj të Gjilanit