File written by Adobe Photoshop? 5.2
Prishtinë, 28 shkurt 2028 19:10
Një sasi e sistemit amerikan antitank Javelin do të arrijë në Kosovë gjatë këtij viti, thotë ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ai thekson se në vitin 2026 do të nisin edhe prodhimet e para të municioneve në Kosovë, derisa tregon se në vitin 2028 do të nënshkruhet kontratë për blerjen e helikopterëve Black Hawk.
“Është totalisht çështje teknike. Aprovimi për blerjen e sistemit Javelin është bërë në Kongresin Amerikan dhe Departamentin e Mbrojtjes në janar të vitit 2024. Pra ne, ne na është aprovuar blerja e këtyre sistemeve. Ne e kemi kontraktuar këtë sistem përmes Departamentit të Mbrojtjes, i kemi ekzekutuar të gjitha pagesat. Normalisht, çështja e liferimit varet nga kapaciteti i prodhimit, por edhe prioritetet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë në raport me dërgimin e këtij sistemi nëpër botë…Ne besojmë që edhe po bëjmë përpjekje që të kemi një sasi këtë vit. Mirëpo, tashmë ushtria e Kosovës ka dhe tre sisteme të tjera antitank. Pra, Javelin është vetëm një në mesin e katër sistemeve që i ka”, thotë ai.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari