Prishtinë 28 Shkurt 2026 11:42
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, përkatësisht njësitë e sektorit dhe policisë në komunitet, në kuadër të projektit “Parandalimi i përdorimit të rrezikshëm të laserëve nga të rinjtë”, kanë realizuar aktivitete sensibilizuese lidhur me këtë çështje.
Aktivitetet janë zhvilluar në të gjitha komunat e rajonit të Ferizajt, përkatësisht në: Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpcë dhe Han të Elezit.
Instruktorët policorë kanë mbajtur ligjërata vetëdijësuese me nxënës të shkollave të mesme të ulëta dhe të mesme të larta, si dhe takime informuese me stafin arsimor dhe këshillat e prindërve lidhur me mbikëqyrjen e fëmijëve në përdorimin e pajisjeve laserike.
Gjithashtu, janë vendosur posterë informues në lokacione me frekuentim më të madh të qytetarëve, me qëllim rritjen e ndërgjegjësimit publik.
Përmes këtyre aktiviteteve dhe materialeve informuese synohet njoftimi i nxënësve, prindërve dhe qytetarëve mbi pasojat dhe rreziqet që mund të shkaktojë përdorimi i pakontrolluar i pajisjeve laserike.
Rikujtojmë se drejtimi i rrezeve laser ndaj personave, automjeteve apo mjeteve ajrore përbën veprim të rrezikshëm dhe të dënueshëm, i cili mund të shkaktojë pasoja serioze për shëndetin (dëmtime të përhershme të shikimit) dhe për sigurinë në komunikacion.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Dyshohet për vrasje të rëndë në Gjilan, arrestohet 65-vjeçari