Pejë, 27 shkurt 2026 12:26
Në një ngjarje të organizuar nga organizata “Next Gen Networks Institute”, u promovua roli i të rinjve në inovacion dhe teknologji në Kosovë.
Shpresa Metaj, drejtoreshë e kësaj organizate ka thënë se Qendra ‘Kosova Innovations’, bashkëpunon me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe Komunën e Pejës, e cila siç tha “ofron mundësi të shumta për zhvillim dhe trajnim për të rinjtë e rajonit të Pejës, Deçanit dhe Istogut”.
Shpresa Metaj, drejtoreshë e kësaj organizate ka thënë se Qendra ‘Kosova Innovations’, bashkëpunon me Ambasadën Amerikane në Kosovë dhe Komunën e Pejës, e cila siç tha “ofron mundësi të shumta për zhvillim dhe trajnim për të rinjtë e rajonit të Pejës, Deçanit dhe Istogut”.
Metaj theksoi se synimi i qendrës është të bëhet një nga qendrat më të mira të inovacionit në rajonin e Dukagjinit dhe më gjerë, duke u bërë një pikë referimi për zhvillimin e të rinjve dhe inovacionin teknologjik.
‘Kosova Innovations’ sot organizoi një tekathon me emrin “GenAI”, i cili i dedikohet të rinjve nga mosha 12 deri në 13 vjeç.
Në këtë organizim kemi mbledhur të rinjtë prej moshave 12–13-të të cilën e ka emrin ‘GenAI’. Kjo është në nivel global, ku të rinjtë tërë ditën kanë me kriju një ide inovative, kanë me përfshirë edhe AI dhe kanë me prezantu në fund të ditës te juria që kanë për të bërë përzgjedhjen e fituesve”, ka thënë Metaj.
Organizatorët gjithashtu planifikojnë të shpërblejnë projektet më të mira edhe përtej pjesëmarrjes në Global GenAI, duke ofruar mundësi shtesë motivuese për të rinjtë inovatorë.

Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Aktivistët në Serbi po i heqin grafitet “Kur ushtria të kthehet në Kosovë”
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?