Prishtinë 27 Shkurt 2026 11:08
Nisma realizohet nga Shoqata Shqiptare “Migjeni” me mbështetjen e Ambasadave të Shqipërisë dhe Kosovës.
Në Lubjanë është hapur zyrtarisht shkolla shqipe për fëmijët e komunitetit shqiptar në Slloveni, falë angazhimit të Shoqata Shqiptare “Migjeni” dhe nën kujdesin e Ambasada e Shqipërisë në Slloveni si dhe Ambasada e Kosovës në Slloveni, shkruan albinfo.ch.
Organizatorët ftojnë të gjithë prindërit shqiptarë që dëshirojnë t’u mësojnë fëmijëve të tyre gjuhën shqipe, të paraqiten çdo të shtunë në orën 10:00, në ambientet e Shoqatës “Migjeni”, në adresën Celovška 177, Lubjanë.
Mësimi i gjuhës shqipe do të jetë falas për të gjithë nxënësit. Për informata shtesë dhe regjistrim, të interesuarit mund të kontaktojnë në numrin e telefonit: 041 550 944.
Hapja e kësaj shkolle synon ruajtjen dhe promovimin e gjuhës dhe identitetit kombëtar në diasporë. “Gjuha është vlera dhe rrënja më e rëndësishme e kombit tonë”, theksojnë organizatorët, duke ftuar komunitetin shqiptar të bëhet pjesë e kësaj nisme arsimore.

Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Kurti: Eksporti është rritur për 27.5 për qind krahasuar me vitin 2021
Mbi 2 mijë të mbijetuar me status zyrtar, drejtësia mbetet sfidë
Emrat e të dyshuarve: Serbë që dyshohet se morën pjesë në krime lufte
Dy serbë nga Mali i Zi që luftojnë për Rusinë kërcënojnë kryeministrin Kurti
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së duhet të korrigjohet sa më parë
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona