Prishtinë, 26 shkurt 2026 18:44
Takimi i parë ndërministror i këtij mandati, i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes në Republikën e Kosovës, Ejup Maqedonci, shënoi një hap të rëndësishëm drejt miratimit të Projektligjit për Industrinë e Mbrojtjes.
Ministri Maqedonci theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërsektorial dhe planifikimit strategjik në këtë proces, përcjell Veritasinfo.
“Diskutuam konceptin, strukturën dhe organizmat që do të transformojnë industrinë tonë të mbrojtjes” ka njoftuar ministri, pas takimit me ministren Mimoza Kusari – Lila, duke shtuar se ligji i ri pritet të hapë rrugën për një zhvillim të qëndrueshëm dhe ndërsektorial, duke e bërë industrinë e mbrojtjes motor të inovacionit dhe sigurisë kombëtare.
Sipas ministrit, grupi punues do të finalizojë në ditët në vijim koncept-dokumentin dhe do të hartojë draftligjin, duke shënuar një hap të ri drejt zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në vend.
Kjo lëvizje vjen në një moment kur Kosova synon të forcojë kapacitetet e saj të mbrojtjes dhe të avancojë sektorin industrial në përputhje me standardet ndërkombëtare.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona