Prishtinë 26 Shkurt 2026 15:33
Komisioni për Integrime Evropiane ka miratuar sot dy marrëveshje me Bashkimin Evropian (BE). Komisioni, në mbledhjen e sotme, i dha dritën e gjelbër për në seancë plenare marrëveshjes me unionin për programin IPA 2017 dhe 2018m raporton KosovaPress.
Miratimi i amendamenteve të këtyre marrëveshjeve u tha se ka qëllim shtyrjen e afatit për zbatimin e marrëveshjes për të siguruar kryerjen e suksesshme të projekteve të kontraktuara nga Bashkimi Evropian, që janë ballafaquar me vonesa gjatë fazës së implementimit të tyre.
Krahas kësaj, komisioni diskutoi edhe për planin e punës gjatë këtij mandati, për çka kryetarja e Komisionit, Hykmete Bajrami, tha se do të ketë një vendimmarrje më së largu javën e ardhshme.
“Duhet ta caktojmë një ditë pune ku e caktojmë afatet për shqyrtimet e projektligjeve dhe obligimeve që i kemi si Komision për Integrime Evropiane”, shtoi ajo.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve