Prishtinë 25 Shkurt 2026 11:27
Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri për Punët e Jashtme dhe Diasporën, Glauk Konjufca, teksa e quajti mike ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, e Shqipërisë Elisa Spiropali, tha se takimet me homolog shqiptarë janë vëllazërore.
Ai e ka përgëzuar Shqipërinë siç tha “hapa gjigand që i ka bërë sa i përket integrimeve evropiane”.
Konjufca tha se sa më i fortë që të jetë koordinimi mes dy shteteve, aq më e sigurt do të jetë rruga tyre drejt Bashkimit Evropian.
Ai shtoi se në takim diskutuan sot për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit politik dhe ekonomik mes Kosovës dhe Shqipërisë, për koordinim të plotë në politikën e jashtme dhe për forcimin e ndërtimit të kapaciteteve të brendshme diplomatike.
“Miken time Elisën. Takimet me homolog nga Shqipëria nuk janë si takime tipike bilaterale sepse ne, ndonëse kemi ministri të jashtme, Shqipëria dhe Kosova nuk janë të jashtme për njëra-tjetrën. Vendet tona janë shumë më tepër dhe takimet tona janë vëllazërore dhe takime të të njëjtit komb që më shumë si interesa ndërshtetërore e ndajnë fatin historik dhe politik”, tha Konjufca në konferencën e përbashkët.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës