Mitrovicë, 25 shkurt 2026 07:27
Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ndërmarrë një aksion për largimin e një objekti të ndërtuar pa leje mbi lumin “Lushta”, në kuadër të përpjekjeve për lirimin e hapësirave publike dhe rikthimin e rendit urban.
Aksioni është realizuar nga Drejtoria e Inspekcionit Komunal, e cila ka theksuar se objekti në fjalë kishte mbi dy dekada që ishte ndërtuar në mënyrë të kundërligjshme, duke uzurpuar pronën publike dhe duke penguar rrjedhën normale të lumit.
Sipas autoriteteve komunale, prania e këtij objekti përbënte rrezik të vazhdueshëm, veçanërisht në rast të vërshimeve, pasi bllokimi i rrjedhës së ujit mund të shkaktonte përmbytje dhe të rrezikonte zonat përreth, përfshirë edhe pjesë të qytetit.
Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit Komunal, Mujë Igrishta, deklaroi se nuk do të ketë asnjë kompromis me personat që kanë uzurpuar pronën publike. Ai paralajmëroi se aksione të ngjashme do të vazhdojnë edhe në të ardhmen, deri në lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.
Komuna ka ritheksuar se zbatimi i ligjit dhe mbrojtja e interesit publik mbeten prioritet, sidomos kur bëhet fjalë për sigurinë dhe mbrojtjen nga rreziqet natyrore.

Shtatë lokale mbyllen në veri të Kosovës pas inspektimeve sanitare
Mbyllen disa lokale në veri të Mitrovicës dhe në Zveçan pas aksionit të inspektorateve
Rruga Korishë–Kabash në Prizren, investim prej 4.1 milionë eurosh
Ura në Graçanicë për 48,966 euro. Oferta është pothuajse identike me buxhetin e planifikuar nga Lista Serbe
Komuna e Mitrovicës së Veriut pa premtime dhe pa standarde të qarta llogaridhënie
Kryesuesi nga radhët e Listës Serbe ndërpret fjalën e asamblistes shqiptare
Ministria e Kulturës ndan afro 200 mijë euro për restaurimin e Përmendores së Minatorëve në Mitrovicë
Lista Studentore distancohet nga Lista Serbe, reagon Von Cramon
Sekuestrohen armë zjarri në Zubin Potok, arrestohen dy persona
Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?