Prishtinë, 23 shkurt 2026 08:11
Pavarësisht synimit, ministria e mbrojtjes ka vendosur që të mos e praktikoj planin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak për të rinjtë e Kosovës. Tash parashihet shërbimi vullnetar, pavarësisht profesionit.
Të rinjtë e Kosovës përfundimisht nuk do t’i nënshtrohen shërbimit të detyrueshëm ushtarak. Iniciativa tashmë zyrtarisht ka marrë fund.
Ministria e Mbrojtjes ka vendosur që në vend të shërbimit të detyrueshëm ushtarak, ta praktikoj konceptim e mbrojtjes totale. Tash, qytetarët e Kosovës, pavarësisht profesionit, mund të kryejnë shërbim vullnetar.
Ky model është më lehtë i menaxhueshëm në aspektin logjistik dhe përputhet me praktikat që aplikojnë shumë shtete anëtare të NATO. Thelbi i përbashkët i këtyre modeleve është se mbrojtja nuk trajtohet vetëm si përgjegjësi e forcave të armatosura, por si angazhim gjithëpërfshirës i shtetit dhe shoqërisë, duke garantuar që çdo qytetar i Republikës së Kosovës ta dijë rolin dhe përgjegjësinë e tij në rast emergjence apo krize”, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes për Tëvë1.
Këtë plan të ministrisë, e ka mirëpritur koloneli në pension, Hysen Gecaj.
Sistemi i mbrojtjes nuk është një sistem që varet vetëm prej FSK-së, këtu ka edhe shumë elementë tjerë që e mbështesin FSK-në dhe kryejnë detyra specifike në nivelet që u përkasin atyre siç janë ta zëmë AKI, Policia e Kosovës, pastaj Emergjencat që po ashtu në situata lufte kanë detyra të caktuara që duhet t’i kryejnë”, shprehet koloneli në pension.
Gecaj tregon se ka edhe forma të tjera që zëvendësojnë shërbimin e deryrueshëm ushtarak, pa i kushtuar financiarisht shtetit.
“Të futet lënda e mbrojtjes në shkolla ku atje mund të mësojnë në aspektin teorik dhe pastaj në kazermat e FSK-së, të kalohet edhe me disa javë në aspektin praktik dhe kjo kushton pak më pak për buxhetin e Kosovës. Prandaj, ata që janë përgjegjës duke filluar prej Qeverisë, Ministrisë së Mbrojtjes e kështu me radhë duhet të mendojnë duke u mbështetë gjithmonë në mundësitë financiare se cilin model do ta përzgjedhin”, thotë ai.
Ndryshe, kur kishte marrë mandatin e parë, kryeministri Albin Kurti kishte thënë se do të realizohet shërbimi i detyrueshëm, jo për të sunduar, por për të mbrojtur vendin.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes