Pejë, 22 shkurt 2026 09:36
Sezoni turistik dimëror në Rugovë po vazhdon me fluks të madh vizitorësh, ndërsa fshati Bogë mbetet destinacioni më i kërkuar, falë pistës së skijimit që ndodhet në këtë zonë. Gjatë fundjavave, sigurimi i akomodimit në hotele dhe bujtina është pothuajse i pamundur pa rezervim paraprak, ndërsa ditët e tjera të javës janë dukshëm më të qeta.
E rrethuar nga male të larta dhe me kushte të favorshme natyrore, Boga vazhdon të jetë një vend tërheqës për pushime në çdo stinë, veçanërisht gjatë dimrit. Qendra e skijimit është e mbushur me vizitorë të të gjitha moshave, ndërsa organizimet e nxënësve dhe fëmijëve i japin gjallëri të veçantë kësaj zone turistike.
Vizitorët shprehen të kënaqur me përvojën e tyre, duke e cilësuar Bogën si një vend të përshtatshëm për rekreacion dimëror. Ata vlerësojnë organizimin dhe natyrën, ndonëse theksojnë se pista e skijimit mund të jetë e kufizuar për shkak të numrit të madh të vizitorëve.
“Jemi kënaq, kemi qëndruar gjatë gjithë ditës. Kemi ardh në mënyrë të organizuar me shkollë, shumë mirë kemi kaluar, vetëm pista e skijimit është pak e vogël”, tha Alea Hysenaj vizitore.
Edhe Gresa Hyseni dhe Eliza Kastrati u shprehën të kënaqura me qëndrimin në Bogë. ”Kemi ardh me shkollë dhe shumë mirë kemi kaluar, sigurisht se do të kërkojmë të vijmë prapë“, tha Gresa, derisa Eliza shtoi: “Ka qenë një ditë e mrekullueshme”.
Interesimi i lartë për këtë zonë reflektohet edhe në kapacitetet akomoduese. Në 13 fshatrat e Rugovës, që ofrojnë rreth 3 mijë shtretër, gjatë fundjavave nuk ka vende të lira për të gjithë të interesuarit.
Afaristët në Bogë thonë se kërkesa për akomodim është më e madhe se kapacitetet ekzistuese. Sipas tyre, të gjitha bujtinat dhe hotelet janë të rezervuara gjatë fundjavës.
“Në vikend të gjitha janë të rezervuara, nuk ka vende të lira. Ata që vijnë pa rezervim mbesin pa u akomoduar, pra ka kërkesa më shumë sesa që ka vende”, tha Agron Rudi, afarist.

Zbulohen mbetje mortore në Krushë të Vogël – dyshohet për person të zhdukur nga lufta
Gjykimi për krime lufte ndaj Grujica Veljoviq mbahet në mungesë
Reagime të shumta, shkruhet saktë Prishtina në kompanitë e njohura gjermane
3.2 milionë euro mbështetje financiare për projekte ndërkufitare Kosovë – Maqedoni e Veriut
Vrasësit e fëmijëve në luftë, më së paku të ndjekur nga drejtësia
Reuters: Shqipëria “mburojë energjetike” në krizën globale – hidrocentralet mbajnë çmimet nën kontroll
Ivan Niniq: Beogradi sakrifikoi serbet e Kosovës për interesa politike, ndërsa Radoiçiq ende është i lirë
Slobodan Radenkoviq dënohet me 2 vjet burgim dhe 15 mijë euro gjobë për sulmet në Zveçan
Haxhiu sot pret në takim kryetarin e KQZ-së pas shpërndarjes së Kuvendit