Prishtinë 21 Shtator 2026 13:36
Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Ejup Maqedonci, ka thënë se mundësitë janë shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët për antarësim në NATO.
Maqedoni vlerësoi se këto mundësi janë më të mëdha për shkak të ndryshimeve në mjedisin global të sigurisë dhe qasjes së partnerëve ndërkombëtarë.
“Besoj se ndryshimet në ambientin strategjik të sigurisë, ndryshimet në ambientin global të sigurisë, ndryshimet në pozicionin e SHBA-ve në raport me NATO-n po edhe të vetës NATO-s por edhe të kërcënimeve që sot ka bota nga akterë të ndryshëm, mundësitë janë ndoshta shumë më të mëdha seç kanë qenë më herët. Veçanarisht jemi dëshmitarë që vitin e kaluar, në dhjetor, një pikë në ligjin e mbrojtjes së miratuar nga Kongresi Amerikan dhe SHBA-të në përgjithësi adreson edhe çështjen e anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe dihet që vetëm dy vende të Ballkanit Perëndimor aktualisht nuk janë në NATO, Kosova dhe Bosnje-Hercegovina. Përderisa Serbia jo vetëm që nuk ka shfaqur interesim të jetë pjesë e NATO-s por është deklaruar edhe kundër anëtarësimit në NATO. Pra në aspektin mund të themi strategjik edhe global ka ndryshuar pozicioni i shumë vendeve në raport me anëtarësimin e Kosovës në NATO”, u shpreh Maqedonci.
Ai vuri në dukje rëndësinë e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar dhe disa vendeve të Bashkimit Evropian, duke theksuar se në bisedimet me partnerët është nënvizuar rëndësia e angazhimit të Kosovës si pjesë e Aleancës.
“E kemi gjithashtu edhe Mbretërinë e Bashkuar dhe shumë vende të Bashkimit Evropian që në diskutimet që kemi me t’a kanë theksuar rëndësinë e angazhimit të Kosovës si pjesë e NATO-s. Ne normalisht që kemi bërë shumë hapa dhe po bëjmë shumë hapa. Ne kemi shtruar rrugën për anëtarësim në NATO për faktin se Forca e Sigurisë së Kosovës edhe Ministria e Mbrojtjes në këtë rast është duke u zhvilluar në përputhje me standartet e NATO-s. Kemi të gjitha pajisjet, sistemet e armatimit, dhe çkado që blihet për nevojat e Ushtrisë së Kosovës, blihet sipas standarteve të NATO-s dhe vetëm nga vendet e NATO-s. Gjithashtu ne në të gjitha diskutimet që kemi me partenrët tanë, ngritim çështjen e antarësimit të Kosovës në NATO si një prioritet dhe objektiv i yni dhe e kemi të adresuar në shumë marrëveshje këtë çështje. Forca e Sigurisë së Kosovës sot është e gatshme që të kontribuojë me kapacitetet e saj ushtarake në NATO” deklaroi Maqedonci

Një muaj paraburgim për tre të arrestuarit, dyshohen edhe për financim të terrorizmit
Rasti “MEGA”, Prokurori Kodraliu thotë se Agjencia e Kosovës për Inteligjencë dhe FBI luajtën rol kyç
Komunikimet e grupit që dyshohet se merreshin me barrikada, zbulohet mesazhi i ditës kur u sulmua KFOR-i në Zveçan
Maqedonci priti studentët nga Zvicra: Kosova po forcon rolin e saj në sigurinë evropiane
Sukses ndërkombëtar i FSK-së: Oficerët kosovarë vlerësohen në SHBA
Mediat ruse në shërbim të destabilizimit: Kremlini dhe Beogradi po përdorin zgjedhjet në Kosovë për përhapjen e propagandës
Kosova në kongresin më të madh të endokrinologjisë në SHBA, nëpërmjet dr. Venera Berisha-Muharremi
Shpallet gjendje emergjente në sektorin e mbeturinave në Fushë Kosovë
Monedha false 2-euroshe rikthehen në qarkullim, një bankë raporton 225 raste
Kosova hap objektin e përhershëm të Ambasadës në Londër