Prishtinë 21 Shkurt 2026 11:23
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, është i ftuari i radhës në Blic Interview me Astrit Gashin.
Maqedonci ka folur në lidhje me largimet e ushtarëve nga vendi.
Ai tha se është punuar shumë për mirëqenien e ushtarëve dhe se çështjen e shtesave dhe kujdestarive do t’a adresojnë shpejt për t’u zgjidhur.
“Normalisht ne kemi patur disa prioritete në mandatin e kaluar qeverisës siç do t’i kemi edhe gjatë këtij mandati qeverisës. Së pari ka qenë prioritet që FSK-në t’a bëjmë një ushtri dhe për t’u bërë një ushtri e nevojshme ka qenë së pari që të kemi armë, sisteme të armatimit, automjete dhe pajisje të tjera ushtarake mirëpo edhe që të kemi objekte të përshtatshme për të funksionuar si ushtri dhe normalisht edhe baza të tjera. Çfarë nuk theksojmë shpesh është fakti se përveç investimeve në blerjen e armatimit, ne bëjmë edhe investime të tjera si në infrastrukturë, depo, poligonet e trajnimit por edhe në rregullimin e bazave të reja të cilat i kemi marrë kohët e fundit. Krahas tyre kemi punuar edhe për mirëqenien, unë vlerësoj se duhet të punojmë në vazhdimësi për mirëqenien e ushtarakëve tanë. Kemi ngrit pagat, paga më e ulët në FSK është 620 euro më e larta shkon deri në 2 mijë euro. Kemi zgjidh çështjen e transportit, ushqimit. Dy-tre çështje që kanë mbet të zgjidhen është çështja e shtesave dhe kujdestarive, normalisht që këto janë të përcaktuara me ligj. Do të mundohemi që gjatë këtij mandati qeverisës, veçanarisht muajve të parë, të adresojmë këtë çështje” tha Maqedonci.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales