Prishtinë, 21 shkurt 2026 09:03
Gjithsej 95,684,279.00 euro janë ndarë për Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural nga buxheti i përgjithshëm i Republikës së Kosovës për vitin 2026 prej 4 miliardë euro.
Nga kjo shumë, 71,530,000.00 euro janë të dedikuara për Pagesat Direkte dhe Programin e Zhvillimit Rural, si dhe 3,000,000.00 € për nënprogramin “Dëmet natyrore në bujqësi”, njofton MBPZHR.
“Brenda buxhetit të përgjithshëm të sektorit, 4,706,160 € janë ndarë për Agjencinë e Pyjeve të Kosovës, 5,252,981 € për Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë dhe 1,137,830 € për Institutin Bujqësor të Kosovës, duke siguruar funksionimin dhe forcimin institucional të këtyre organeve kyçe të sektorit agro-rural”, thuhet tutje në njoftim.
Në përputhje me Ligjin për Buxhetin 2026, autorizohet ministri përgjegjës për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural që, përmes një akti nënligjor, të zbatojë skemat e subvencioneve dhe granteve për Programin e Zhvillimit Rural për vitin 2026 dhe Programin për Pagesat Direkte për vitin 2026, sipas ndarjeve buxhetore të përcaktuara dhe në përputhje me kufizimet e Nenit 12 të Ligjit për Buxhetin.
“Programi vjetor do të zbatohet në harmoni me objektivat e Ligjit Nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, duke synuar rritjen e prodhimit dhe produktivitetit, forcimin e konkurrueshmërisë, mbrojtjen e burimeve natyrore dhe përmirësimin e cilësisë së jetës në zonat rurale”, thuhet më tej në njoftim.

12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe