Prishtinë 20 Shkurt 2026 17:36
Pas miratimit të marrëveshjeve të domosdoshme në Kuvend për Planin e Rritjes, Kosova ka të drejtë të marrë mjetet e parafinancimit, kanë konfirmuar zyrtarët e Komisionit Evropian.
Në këtë institucion u konfirmua se Kosova tashmë ka bërë kërkesën për lirimin e parafinancimit deri në 7 për qind të shumës totale të parashikuar në kuadër të këtij instrumenti.Tani që marrëveshjet e lidhura me Instrumentin e Reformës dhe Rritjes janë ratifikuar, Kosova ka të drejtë të marrë parafinancimin. Sapo këto ligje të shpallen zyrtarisht dhe t’i komunikohen Komisionit, dhe me kusht që të përmbushen kushtet e përgjithshme, mund të bëhet lirimi i fondeve në kuadër të Planit të Rritjes”, ka thënë një zëdhënës i Komisionit Evropian.
Kosova nga Plani i Ri i Rritjes përfiton rreth 880 milionë euro. Mjetet e parafinancimit, për të cilat Kosova ka të drejtë t’i marrë menjëherë, janë në shumë prej mbi 60 milionë eurosh.Parakushtet që vendi duhet t’i përmbushë tutje për marrjen e mjeteve financiare nga Plani Evropian i Rritjes, krahas reformave të nevojshme, përfshijnë stabilitetin makroekonomik, menaxhimin e shëndoshë të financave publike, transparencën dhe mbikëqyrjen e buxhetit, mbrojtjen dhe respektimin e mekanizmave demokratikë, si dhe angazhimin konstruktiv në normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.
Siç u shpjegua jozyrtarisht, shuma e parafinancimit në vlerë prej 7 për qind të vlerës totale është në dispozicion për secilin vend përfitues. Pagesat e tjera bëhen pasi të vlerësohen kushtet e përgjithshme dhe kjo vlen për secilën pagesë të bërë. Procedurë e njëjtë vlen për secilin vend përfitues të rajonit.

Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe