Prishtinë, 20 shkurt 2026 17:12
Forca e Sigurisë së Kosovës po i fuqizon kapacitetet e saj me një hap të ri strategjik drejt modernizimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve ushtarake. Në kuadër të këtij angazhimi për siguri kombëtare dhe profesionalizëm të lartë, Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për rekrutimin e 320 ushtarëve të rinj, duke iu dhënë mundësinë të rinjve të vendit të bëhen pjesë e një force të integruar, moderne dhe të gatshme për të mbrojtur vendin e tyre.
Ky është një hap i rëndësishëm në procesin e fuqizimit të FSK-së dhe rritjes së kapaciteteve operative, që pasqyron angazhimin e institucioneve për zhvillim profesional dhe standarde të larta ushtarake. Aplikimet do të jenë të hapura nga 2 deri më 27 mars, duke ofruar një mundësi unike për të gjitha motivuar shtetasit e Republikës së Kosovës, në moshën 18–25 vjeç, të cilët kanë përfunduar shkollimin e mesëm dhe dëshirojnë të kontribuojnë në shërbim të vendit.
Kandidatë të interesuar duhet të kenë gjendje të mirë fizike dhe shëndetësore, figurë të pastër morale dhe ligjore, si dhe një qëndrim të fortë për të shërbyer me dinjitet, përgjegjësi dhe profesionalizëm, vlera këto që janë thelbësore për standardet bashkëkohore të sigurisë.
Ky konkurs përforcon vizionin e FSK-së për të qenë një institucion i besueshëm, i aftë dhe i pajisur për sfidat e shekullit, duke ndërtuar një ushtri moderne që i shërben paqes, stabilitetit dhe sigurisë së Republikës së Kosovës. Aplikimi bëhet nëpërmjet platformës zyrtare të rekrutimit: rekrutimi.fsk-ks.org

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës