Prishtinë 19 Shkurt 2026 15:41
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) dhe Komuna e Fushë Kosovës nënshkruan memorandum bashkëpunimi që synon realizimin e projekteve kapitale në këtë komunë.Me këtë marrëveshje, KEK-u merr përsipër përgjegjësinë sociale për të investuar në zonat ku vepron si formë kompensimi për dëmet e shkaktuara nga veprimtaria energjetike.
Kryetari i Komunës së Fush Kosovës , Valon Prebreza, vlerësoi gatishmërinë e KEK-ut, duke theksuar se ky bashkëpunim do të kthehet në të mira materiale për qytetarët.
“Kuadri i këtij memorandumi…janë lehtësimi edhe gjetja e mënyrave të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Fushë Kosovës dhe Korporatës Energjetike të Kosovës, ku duke u bazuar që përgjegjësia sociale që ka KEK-u ndaj banorëve të Fushë Kosovës, rreth rrethinës, e cila dëmtohet nga veprimtaria e KEK-ut, është e domosdoshme që edhe KEK-u të bëjë disa investime, në mënyrë që t’i kthehet një dëm që i shkaktohet, t’i kthehet në të mira materiale, duke investuar në projekte kapitale. Po shpresojmë shumë që në këto projekte kapitale, do të kemi mbështetje të vazhdueshme nga Korporata Energjetike e Kosovës, një memorandum i tillë është dashur të nënshkruar para disa vjetësh, por një vullnet i tillë nuk ka ekzistuar në të kaluarën”, tha Prebreza.
Lexo po ashtu
Ndërsa, kryeshefi ekzekutiv i KEK-ut, Gramos Hashani, tha se ky bashkëpunim është dashur të ndodhte shumë më parë, por vetëm tani u plotësuan kushtet. Ai shtoi se me këtë marrëveshje, KEK-u zotohet për përkrahje direkte për komunitetin, ndërsa komuna do të ofrojë koordinim dhe lehtësime administrative për nevojat e KEK-ut.
“Ne e nënshkruam nje memorandum të mirëkuptimit me komunën e Fushë Kosovës , i cili është dashur të jetë nënshkruar shumë më parë, mirëpo tash u plotësuan kushtet dhe e nënshkruam një gjë të tilëe. Do të bëjmë një koordinim dhe bashkëpunim institucional, kryesisht që lidhet me çështje administrative për Korporatën Energjetike të Kosovës si dhe përkrahje nga KEK-u për komunitetin e Fushë Kosovës, sepse në operacionet tona i kemi edhe në Komunën e Fushë Kosovës dhe kemi përgjegjësi sociale që t’i ndihmojmë qytetarët e Fushë Kosovës”, tha Hashani.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës