Prishtinë 19 Shkurt 2026 15:13
Të akuzuarit për sulmin në Banjskë të Zveçanit, Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, janë dërguar para trupit gjykues të Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku po mbahet procesi gjyqësor ndaj tyre.
Prokurori i rastit ka kërkuar që si prova materiale të shtohen të dhënat e pranuara nga Google dhe Meta. Këto të dhëna janë dorëzuar nga SHBA tek autoritetet e Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.
Raportet janë nxjerrë nga deshifrimi i telefonit të të akuzuarit Dushan Maksimoviq. Ato përmbajnë të dhëna të natyrës teknike që lidhen me llogaritë elektronike të tij.
Të dhënat përfshijnë: adresën IP të krijimit të llogarisë (Serbi), numrin e telefonit për rikuperim (me prefiks të Serbisë), aktivizimin e lokacionit, listën e kontakteve të ruajtura ku përfshihen persona të akuzuar në këtë proces gjyqësor, si dhe materiale të ruajtura në Google që përmbajnë armë dhe municion.
Gjithashtu, janë evidentuar të dhëna për navigim në Kosovë, të kërkuara përmes Google Maps, çka sipas Prokurorisë dëshmon krijimin dhe ekzistencën e komunikimit mes të akuzuarve.
Nga analiza rezulton prania e armëve dhe municionit, si dhe përfshirja e tij në rrjetin e komunikimit.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës