Prishtinë 19 Shkurt 2026 14:41
Ministri i Financave, Hekuran Murati i ka rekomanduar Komisionit për Buxhet dhe Financa që buxheti i kryeqytetit të përfshihet në projekt-buxhetin e vitit 2026. Me 10 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim u miratua kërkesa e ministrit Murati.
“Ne si ministri do t’i sjellim tabelat e përditësuara dhe do të propozojmë të shkojnë si amandamente. Këtë proces e kanë përfunduar Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes.
Rekomandimi si ministri është që Komuna e Prishtinës dhe e Shtimes të përfshihen në projekt-buxhet. Komuna e Zubin Potokut jam informuar se dje ka miratuar buxhetin në Kuvend Komunal, por nuk ka plotësuar procedurat pasuese. Ajo do të trajtohet sapo të përfundojnë procedurën”, ka deklaruar ministri Murati.
Me 10 vota për u miratua edhe kërkesa që buxheti i Komunës së Shtimes të përfshihet në projekt-buxhetin e këtij viti.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës