Prishtinë 19 Shkurt 2026 10:31
Në Slavonski Brod janë zhvilluar përgatitjet për Forumin Ekonomik Kosovë–Kroaci, i cili pritet të organizohet së shpejti në Kosovë, me synim thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe krijimin e mundësive të reja për investime ndërmjet dy vendeve, transmeton albinfo.ch.
Takimi u realizua në bashkëpunim me Klubi i Biznesit Kroaci–Kosovë, me pjesëmarrjen e znj. Ermina Lekaj Perlaskaj, këshilltare e Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë, si dhe përfaqësuesve të Oda Ekonomike Kroate dhe Odës së Zejtarëve. Aktivitetet përgatitore po zhvillohen me mbështetjen e Ambasada e Republikës së Kosovës në Kroaci dhe autoriteteve lokale të qytetit të Slavonski Brodit.Në këtë bashkëbisedim mori pjesë edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit të KIESA, z. Zef Dedaj, i cili prezantoi potencialet investuese të Kosovës, duke vënë theksin te lehtësitë fiskale, pozicioni strategjik dhe sektorët prioritarë për investime, si industria përpunuese, energjia e ripërtëritshme, teknologjia e informacionit dhe bujqësia.
Ndërmarrësit nga rajoni i Sllavonisë shprehën interes të lartë për bashkëpunim konkret me Kosovën, duke theksuar gatishmërinë për të eksploruar partneritete të reja, projekte të përbashkëta dhe zgjerim të aktivitetit në tregun kosovar.
Forumi Ekonomik Kosovë–Kroaci pritet të shërbejë si një platformë kyçe për konkretizimin e këtyre interesave dhe për avancimin e marrëdhënieve ekonomike në një nivel të ri bashkëpunimi strategjik.

22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve