Po shtohen provat se vendimi i Elon Muskut për t’ua mohuar forcave ruse qasjen në shërbimin e tij të internetit me bazë satelitore Starlink ka penguar përparimin e Moskës, ka shkaktuar konfuzion në mesin e ushtarëve rusë dhe u ka dhënë epërsi trupave të mbrojtjes së Ukrainës, ka raportuar të enjten (19.02.2026) BBC.
Por për sa kohë? Dhe çfarë mund të arrijë ushtria e Ukrainës ndërkohë? – ka pyetur BBC.
“Rusët… humbën aftësinë e tyre për të kontrolluar fushën” – ka theksuar një operator ukrainas i dronëve i njohur me emrin Giovanni.
“Mendoj se ata humbën 50% të kapacitetit të tyre për sulm” – ka thënë ai. “Kjo është ajo që tregojnë shifrat. Më pak sulme, më pak dronë armiku, më pak gjithçka”.
Ende është herët për vlerësimin e ndikimit të ndryshimit që hyri në fuqi vetëm në fillim të muajit, pasi ministri ukrainas i Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov, i kishte kërkuar kompanisë SpaceX të Elon Muskut të bllokonte qasjen ruse rus në Starlink.
Por në disa zona të vijës së gjatë të frontit, veçanërisht në lindje të qytetit Zaporizha, ka disa prova se forcat ruse janë detyruar të tërhiqen.
Kërkesa nga Federov erdhi ndërsa po mblidheshin prova se përdorimi i Starlinkut po u mundësonte forcave ruse të kryenin sulme gjithnjë e më të sakta, duke përfshirë raste të shumta të njësive që u bashkangjiteshin dronëve, duke u lejuar operatorëve të përdorin videolidhje në kohë reale për komandimin e dronëve drejt caqeve.
Komunikimet satelitore të SpaceX kanë rezultuar jetësore për të dy ushtritë gjatë luftës katërvjeçare. Besohet gjerësisht se një sulm vdekjeprurës rus ndaj një treni pasagjerësh në lëvizje në rajonin Kharkiv muajin e kaluar përfshinte një dron Geran-2, të pajisur me lidhje me Starlinkun.
Por që nga 1 shkurti, e gjithë kjo ka ndryshuar. SpaceX i çaktivizoi të gjitha terminalet që vepronin në Ukrainë, përveç atyre në një “listë të bardhë” të miratuar nga Ministria e Mbrojtjes në Kiev.

Demokratët marrin kontrollin e të dy dhomave të Kongresit amerikan, goditje politike për Trumpin
Zbuten tensionet SHBA-Iran, çmimi i naftës bie 6.7 për qind
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Miliband: Rusia nuk po e fiton luftën në Ukrainë
Sulm me dron rus në stacionin hekurudhor në Dnipro, 13 të vrarë dhe 10 të plagosur
Shkon në 64 numri i viktimave nga përplasja e trenave në Spanjë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë