Prishtinë, 18 shkurt 2026 17:39
Jugosllav Petroviq i kërkuar për një rast grabitjeje të regjistruar në vitin 2022 në Leposaviq, është arrestuar nga Policia e Kosovës me date 02.02.2026. I njëjti ka rënë në pranga të policisë pasi qe figuronte në listën e ndalimit, raporton Gazeta Express.
Burimet brenda Policisë se Kosovës i kanë thënë portalit tonë se Petroviq rezulton i dyshuar edhe për vrasjen e aktivistit boshnjak Shefko Sallkoviq dhe plagosjen e Edin Islamoviq ne fshatin Podstenje të Leposaviqit, ngjarje e ndodhur në dhjetor 2010. Sipas burimeve të njejta, Petroviq ka qenë pjesë e njësive speciale policore serbe, të cilat kishin operuar edhe gjatë periudhës së luftës në Kosovë, përfshirë operacionet në zonën e Prekazit.
Rasti i të vrarit Shefko Sallkoviqit është rikthyer në vëmendje edhe pas postimit publik të Kryeministrit Albin Kurti, i cili e përkujtoi aktivistin si simbol të rezistencës qytetare dhe integrimit institucional në veri të vendit. Në postimin e tij, Kurti kishte theksuar se hetimet kishin treguar se përgjegjës për vrasjen ishin individë të lidhur me strukturat e sigurisë serbe, duke përmendur emrin e Jugosllav Petroviqit dhe Radomir Deliqit si të dyshuar për përfshirje.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte