Prishtinë 18 Shkurt 2026 17:21
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, priti sot në takim delegacionin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës (CPT), të udhëhequr nga Victor Zaharia.
Në kuadër të këtij takimi, Zaharia, në emër të delegacionit, paraqiti shkurtimisht raportin e hartuar pas vizitave të realizuara në institucionet vartëse të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me qëllim të verifikimit të respektimit të të drejtave të njeriut në fushat përkatëse.
Ministri Sveçla e njoftoi delegacionin mbi angazhimet e institucioneve tona për zbatimin e rekomandimeve nga raporti paraprak dhe me këtë rast theksoi se do të ketë angazhim maksimal në trajtimin e gjetjeve të evidentuara në kuadër të kësaj vizite, të cilat pritet të publikohen në raportin që do të bëhet publik gjatë muajit korrik të këtij viti.
Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ministri Sveçla falënderoi delegacionin e Komitetit të Këshillit të Evropës për Parandalimin e Torturës për bashkëpunimin e vazhdueshëm me institucionet tona në ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve, me qëllim të respektimit të plotë të të drejtave të njeriut.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve