Prishtinë 18 Shkurt 2026 15:25
Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Stephen Osborn i ka përcjellë një letër urimi presidentes së shtetit, Vjosa Osmani në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës.
Presidenca thotë se Osborn në këtë letër ka vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.
“Ai ka shprehur vlerësim të veçantë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm në avancimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas tij, zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese në kuadër të planit të tranzicionit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin rajonal”, thotë Presidenca e Kosovës.
Përmes letrës, zyra presidenciale thotë se gjenerali Osborn ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, duke i përcjellë Presidentes dhe qytetarëve urimet më të mira me rastin e kësaj dite të shënuar shtetërore.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve