Prishtinë 18 Shkurt 2026 10:09
Presidentja Vjosa Osmani, ka konfirmuar se do të jetë në Washington më 19 shkurt për të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, pjesë e të cilit u bë edhe Kosova.
“Ne vërtet ndjehemi krenarë, që i jemi bashkuar presidentit Trump, Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe aleatëve të tjerë në këtë organizatë ndërkombëtare, e cila themelimin e kishte në Davos kurse takimin e parë inaugurues e ka shumë shpejt në Washington D.C., për çka unë do të udhëtoj atje për ta përfaqësuar Republikën e Kosovës”, tha ajo në një intervistë për Kanal10
Në këtë takim inaugurues, ajo tha se “ka shtete që do ta konkretizojnë mbështetjen, ka shtete që e shprehin përkushtimin i cili më vonë konkretizohet”.
Osmani tha se janë bërë “shumë gjëra pozitive, përfshirë përkrahjen për anëtarësim në NATO” si “rezultat i një pune shumë të afërt me administratën ‘Trump’”.
Kjo përkrahje, ajo tha se “po reflektohet edhe në letrën të cilën e ka dërguar presidenti” për 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve