Prishtinë, 18 shkurt 2026 07:08
Përfaqësuesi i platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur mbi disa gjetje forenzike që lidhen me viktimat shqiptare gjatë luftës në Kosovë.Ai ka përmendur punën e antropologun anglez, Mark Skinner – i njohur si një autoritet botëror në hetimin e varrezave masive – i cili ka hetuar varrezat masive në Serbi, respektivisht në Batajnicë.
Sipas tij, Skinner ka dokumentuar lidhjen e ngushtë të varresës masive në Batajnicë me një spital ushtarak serb, ku mendohet të jetë bërë transplanti i organeve.“Te organet atje është shumë interesant se kjo gjykatë (Gjykata Speciale) e ka humbë pikë referimin e vet. Se nis me organet, por në formë spektakli. Për një guerilë që fasha për t’i mbështjell plagët nuk kanë pas.
Kurse ana tjetër nëse e merrni një patolog anglez, autoritet botëror i forenzikes i trajton varrezat masive të Batajnicës. Dhe i spjegon qartë afërsinë me spitalin ushtarak atje dhe transporti i viktimave shqiptare që është bërë. Mandej ai e evidenton, kjo punë është para disa viteve, në mënyrë të saktë që një pjesë e madhe e kufomave kanë kode spitalore. Kjo është një fakt i rëndësishëm, nuk e di pse nuk e kemi kthyer në publiken tonë të diskutimit. Se Serbia prej vitit 72 bën transplant të organeve në spitalet ushtarake. Dhe i ka pas krejt mundësit edhe teknike dhe operacionale. Po e ka pas edhe mizorinë çnjerëzore brenda organizmit të saj kolektiv politik. Që janë krejt dispozitat e një konkluzioni që ata kanë bërë transplante të organeve të fëmije, grave dhe burrave shqiptar”, ka thënë Tasholli në Debat Plus.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve