default
Prishtinë, 17 shkurt 2026 15:38
Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosova, parakalimi ceremonial i Forcës së Sigurisë së Kosovës dëshmoi qartë rrugëtimin e suksesshëm të profesionalizimit dhe modernizimit të saj.
Qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në parakalimin e ushtarëve dhe njësive të Forcës së Sigurisë së Kosovës, teksa kanë parakaluar në rrugët kryesore të kryeqytetit të Republikës së Kosovës, shkruan Veritasinfo.
Ky përvjetor nuk ishte vetëm një festë shtetërore, por edhe një moment reflektimi mbi arritjet konkrete në ngritjen e kapaciteteve mbrojtëse dhe forcimin e sigurisë kombëtare.
Pamjet e publikuara, përfshirë fotografitë që pasqyrojnë armatimin bashkëkohor, makineritë luftarake dhe pajisjet e avancuara, tregojnë një forcë të konsoliduar, të trajnuar sipas standardeve më të larta profesionale.
Disiplina e pjesëtarëve gjatë parakalimit, koordinimi i saktë dhe prezantimi dinjitoz i njësive të specializuara janë dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm ndaj misionit kushtetues dhe shërbimit ndaj qytetarëve.
Forca e Sigurisë së Kosovës ka kaluar nëpër një proces transformimi të qëndrueshëm, duke investuar në trajnim profesional, ngritje të kapaciteteve operacionale dhe bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë. Kjo është reflektuar qartë në organizimin dhe paraqitjen e saj publike, ku çdo detaj, nga uniformat e standardizuara deri te teknologjia dhe mjetet moderne, përcjell mesazhin e një force serioze, të gatshme dhe të përgjegjshme.
Parakalimi i këtij viti shërbeu si simbol i pjekurisë institucionale dhe i besimit në të ardhmen. Ai përforcoi ndjenjën e krenarisë kombëtare dhe besimin e qytetarëve se siguria e vendit është në duar të sigurta, profesionale dhe të përkushtuara.
Në këtë 18-vjetor të shtetësisë, Forca e Sigurisë së Kosovës u shfaq si një institucion mbrojtës, si një shembull i zhvillimit të qëndrueshëm shtetëror, një forcë që ecën përpara me vizion të qartë, standarde të larta dhe përgjegjësi të plotë ndaj Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.
Veritasinfo ka përzgjedhur vetëm disa nga fotot e publikuara në faqen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, që tregojnë profesionalizmin dhe modernizimin e saj.






Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë