Prishtinë 17 Shkurt 2026 14:32
Qytetarë të shumtë nga të gjitha anët e vendit, janë mbledhur sot në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për t’iu bashkuar marshit qytetar me moton “Drejtësi, jo politikë”.
Protestues të shumtë me flamuj të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës , me thirrjet UÇK-UÇK, e me pankarta në duar “Në emer të popullit liri”, e “Historia nuk mund të rishkruhet”, kanë marshuar sheshin e Prishtinës.
Pjesëmarrësit kanë kërkuar drejtësi për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.. Në shesh është vendosur edhe një mbishkrim i madh me moton: “Drejtësi, jo politikë”, i shoqëruar me fotografitë e katër të akuzuarve, të cilët prej më shumë se pesë vitesh po përballen me proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara në Hagë

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës