Prishtinë 17 Shkurt 2026 08:23
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar qytetarët në 18-vjetorin e pavarësisë së Kosovës, ku tha se shumë breza sakrifikuan jetën e tyre, që sot qytetarët e saj edhe e gëzojnë lirinë, raporton Ekonomia Online.
Pas ceremonisë së ngritjes së flamurit Osmani tha se sot Kosova hyn në moshën e pjekurisë.
“I uroj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për 18-vjetorin e Pavarësisë së shtetit tonë sovran dhe të pavarur. Është një ditë ku të gjithë bëhemi bashkë. Në radhë të parë për të festuar këtë përvjetor të shtetit tonë të ri, i cili tashmë po hyn në moshë të pjekurisë, dhe në të njëjtën kohë bëhemi bashkë për të përkujtuar të gjithë ata që sakrifikuan gjithçka që ne sot ta gëzojmë shtetin. Natyrisht që sakrifica për të arritur deri këtu ka qenë shekullore. Shpeshherë ne fokusohemi te vitet e fundit, 80-ta e 90-ta, por në fakt kanë qenë breza të tërë që kanë dhënë gjithçka në mënyrë që ne sot ta gëzojmë shtetin e pavarur të Kosovës. Shprehim respektin më të thellë për të gjithë që kontribuan. Shprehim respektin më të thellë për rrugën dhe kontributin e presidentit tonë historik, atit themeltar dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugova, mbi sakrificën e familjes Jashari, në krye me komandantin Adem Jashari, për mijëra dëshmorë, heronj të UÇK-së, për të gjithë ata që dhanë jetën, dhanë mundin dhe bënë sakrificë në mënyrë që të gjithë së bashku t’i gëzohemi shtetit tonë. Natyrisht që është kjo sakrificë që ka trasuar rrugën tonë përpara, për forcimin e shtetit tonë drejt rrugës euroatlantike, në këtë familje ku ne gjithmonë e kemi pasur vendin”, tha Osmani.

Gara: Serbia ende fsheh varreza masive, mbi 1,560 persona vazhdojnë të jenë të zhdukur
Të enjten në autostrada kufizohet qarkullimi i automjeteve me mbi 20 tonë (11:00-17:30)
Hetemi: Mbi 80% e shqiptarëve të vrarë në luftë kanë qenë civilë
12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar