Prishtinë, 16 shkurt 2026 20:48
Monumentit “New Born” që simbolizon 17 shkurtin, shpalljen e pavarësisë së Kosovës, aktivistët e platformës “Liria ka emër”, i kanë vendosur rrethoja hekuri të cilat aludojnë në burgun e Gjykatës Speciale.
Aktivistët e platformës “Liria ka emër”, e kanë rrethuar simbolikisht këtë monument me rrethoja të hekurit, duke e kthyer këtë ikonë të lirisë dhe pavarësisë sonë në një imazh burgu. Në këto rrethoja është vendosur edhe tabela me logon e Dhomave të Specializuara, me mbishkrimin: Kosova e burgosur!
Eliza Hoxha nga organizata “Liria ka emër”, ka thënë se ky reagim qytetar është ndaj një padrejtësie që e konsiderojnë historike dhe prek themelet e shtetit tonë.
New Borni simboli i 17 shkurtit dhe i lindjes së Republikës sonë, siç ka thënë ajo, po burgoset simbolikisht për të pasqyruar ndjenjën e padrejtësisë që qytetarët dhe Kosova po e përjetojnë përballë proceseve gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë.
“Si të paraburgosur në Hagë, që pesë vjet po mbahet Hashim Thaçi, ish-presidenti dhe kryeministri që lexoi Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës dhe udhëhoqi procesin e shtetndërtimit, po mbahen ish-kryeparlamentarët Jakup Krasniqi dhe Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, figurat kyçe të rezistencës, lirisë dhe pavarësisë së shtetit të Kosovës”, është thënë mes tjerash në njoftimin e këtij aksioni simbolik.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales