Prishtinë 16 shtator 2026 15:06
Falë reagimit të qytetarëve dhe angazhimit diplomatik të Kosovës, dy nga platformat më të mëdha gjermane të udhëtimeve, HolidayCheck dhe CHECK24, kanë korrigjuar përkatësinë e destinacionit Prishtinë, duke e ndryshuar nga forma e mëparshme “Priština” në “Prishtina” ose “Pristina”.
Në një njoftim për media, Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, e vlerësoi këtë sukses si rezultat të bashkëpunimit të qytetarëve dhe diplomacisë aktive.
“Ky është një shembull tjetër i qartë se reagimi qytetar dhe diplomacia aktive japin rezultate konkrete”, tha Ajeti.
Ajeti gjithashtu bëri thirrje që qytetarët të raportojnë çdo rast të pasaktësive të ngjashme në institucionet apo kompanitë gjermane.
“Nëse hasni ndonjë institucion apo kompani gjermane ku Republika e Kosovës apo qytetet tona nuk paraqitet në mënyrë korrekte, ju lutemi të na shkruani në [email protected], duke bashkëngjitur dëshmitë përkatëse, në mënyrë që këto pasaktësi të adresohen dhe korrigjohen. Vazhdojmë së bashku drejt sukseseve të radhës!”, u shpreh amabasadori

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve