Prishtinë, 16 shkurt 2026 10:31
E hënë, 16 shkurt: Krasniqi përmbyll fjalën përfundimtare dhe anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje •E mërkurë, 18 shkurt: ZPS-ja u përgjigjet ekipeve mbrojtëse dhe anasjelltas si dhe deklarohen edhe të pandehurit
Sot në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë do të vazhdojë procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.
Sot pritet që fjalën përfundimtare ta përmbyll mbrojtja e Krasniqit. Pas kësaj anëtarët e trupit gjykues mund të parashtrojnë pyetje.
Ajo theksoi në fjalën e saj se Krasniqi gjendet në paraburgim në Hagë që 1.926 ditë.
Deri më tani fjalët përmbyllëse i kanë shpalosur Prokuroria, ekipi mbrojtës i viktimave, dhe mbrojtja e Thaçit, Veselit e Selimit. Ndonëse Prokuroria ka kërkuar nga 45 vjet burgim për secilin të akuzuar, avokatët e Thaçit dhe Veselit i kanë hedhur poshtë të gjitha akuzat dhe kanë deklaruar se klientët e tyre janë plotësisht të pafajshëm. Ish-eprorët e UÇK-së, akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, për të cilat të katërtit janë deklaruar të pafajshëm.
Pas përmbylljes së deklaratave, çështja do të kalojë te trupi gjykues. Gjykatësit kanë tre muaj kohë që të marrin një vendim për çështjen, ose të kërkojnë zgjatjen e afatit për marrjen e vendimit.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës