Prishtinë, 16 shkurt 2026 06:50
Një Rezolutë e Parlamentit të Zvicrës, e nënshkruar nga 30 deputetë të këtij parlamenti do të dorëzohet në Gjykatën Speciale, me të cilën kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së.
KosovaPress ka siguruar rezolutën e nënshkruar nga 30 deputetë zviceran, të cilët nesër prej orës 11:00 do ta dorëzojë veprimtari Sali Bislimi në Gjykatën Speciale.
Këta deputetë zviceranë që kanë vënë nënshkrimin në këtë rezolutë, kërkojnë që kjo gjykatë veprojë me drejtësi, të jetë e paanshme dhe e barabartë.
Veprimtari Sali Bislimi nesër do të dorëzojë ne Gjykatën Speciale këtë rezolute, ku tri vjet më parë i është adresuar Qeverisë zvicerane, e cila është nënshkruar nga 30 deputetë të Parlamentit Zviceran.
Këta deputetë janë nga te gjitha partitë politike zvicerane. Rezoluta do të dorëzohet nesër pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës.


Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës