Prishtinë, 15 shkurt 2026 21:35
Përfaqësuesja e organizatës, Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se në marshin që do të mbahet më 17 shkurt, në ditën e Pavarësisë së Kosovës, në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, do të marrë pjesë edhe presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, si dhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.
“Ne kemi qenë dhe kemi takuar presidenten dhe ajo ka përgjigjur pozitivisht ftesës sonë. Ka komunikuar dhe ka shprehur gatishmërinë që të vijë me një grup nga Presidenca në marsh. Gjithashtu ka ofruar dhe mbështetje për çështjet që kemi pasur mundësi të diskutojmë”, tha Hoxha, në emisionin “Info Magazinë” në Klan Kosova.
Ajo njëherësh deklaroi se janë të lumtur që do të vijë edhe presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, dhe shprehu shpresën që edhe akterë të tjerë institucionalë do t’i bashkohen këtij marshimi.

Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pas identifikimit të tre viktimave të luftës, priten identifikime të tjera në ditët në vijim
Identifikohen mbetjet mortore edhe të personave nga “Grupi i Intelektualëve” të zhdukur gjatë luftës