Prishtinë, 15 shkurt 2026, 13:26
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka njoftuar se në margjina të Konferencës së Sigurisë në Mynih ka zhvilluar një takim me përfaqësues të lartë të kompanisë Mercedes-Benz.
Sipas tij, gjatë Forumit të Sigurisë në Mynih është takuar me Dennis Kinzelmann, Drejtor i Përgjithshëm, dhe Daniel Zittel, Drejtor i Shitjeve në sektorin e mbrojtjes, ku është diskutuar për thellimin e bashkëpunimit në fushën e industrisë ushtarake.
Ai theksoi se kjo marrëveshje përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt forcimit të kapaciteteve operacionale dhe modernizimit të flotës ushtarake.
Sipas ministrit, ky partneritet strategjik dëshmon përkushtimin për ndërtimin e bashkëpunimeve afatgjata me prodhues liderë ndërkombëtarë, me synim rritjen e standardeve të sigurisë, ndërveprueshmërisë dhe gatishmërisë në përmbushjen e misioneve të Forcës së Sigurisë.
“Bashkëpunimi me kompaninë Mercedes-Benz tashmë është konkretizuar përmes një kontrate trevjeçare për furnizimin me kamionë taktikë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e kapaciteteve tona operacionale dhe modernizimin e flotës ushtarake”, ka shkruar ai në Facebook.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales