Prishtinë, 15 shkurt 2026 08:48
Ish-gjenerali i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Kadri Kastrati, ka dhënë një intervistë për emisionin “Info Magazine” në Klan Kosova, ku ka theksuar rrezikun e politikës destabilizuese të Serbisë.
Për sa i përket Aleancës Kosovë-Shqipëri-Kroaci, ai e cilësoi atë si një forcë pa qëllime destabilizuese.
Kastrati theksoi se ky aleancë synon të sigurojë paqe dhe siguri për shtetet e tjera të rajonit, duke refuzuar çdo pretendim për të rrezikuar një shtet tjetër.
“Serbia, politika e saj destabilizuese, politika e saj për pretendim territoresh, po shohim sulmet terroriste që financohen nga qeveria serbe në drejtim të Kosovës. Në veri, policia çdo ditë po gjen armë, prodhime ushtarake të Serbisë. Këto kanë treguar që ajo është faktor detabilzues në rajon.
“Aleanca Kosovë–Shqipëri–Kroaci nuk e ka qëllim destabilizimin, apo nuk kanë pretendim ta rrezikojnë një shtet. Qëllimi i tyre që të reflektojnë siguri edhe për shtete të tjera në rajon”, përfundoi ai.
Ndërkohë, ai është optimist se deri në vitin 2027, Kosova mund të bëhet anëtare e NATO-s, duke u bashkuar me aleancën më të madhe politike-ushtarake në botë.

Rusia e zhvendos luftën përtej frontit, sa e përgatitur është Kosova për kërcënimet hibride?
Nisin hetimet në Serbi për lirimin e Radoiçiqit pas sulmit në Banjskë
FSK-së i shtohen 12 kamionë ushtarakë, dhjetëra të tjerë priten më 2027
Kosova gati për Gazën, FSK-ja pret thirrjen për dislokim
209 rekrutë të rinj nisin stërvitjen ushtarake në FSK
FSK-ja avancon përgatitjen ushtarake përmes bashkëpunimit ndërkombëtar
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit