Prishtinë, 12 shkurt 2026 20:09
Ministri i Mbrojtjes i Kroacisë, Ivan Anushiq, deklaroi sot në Bruksel se bashkëpunimi ushtarak midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk përbën kërcënim për askënd dhe se synimi i tij është ruajtja e stabilitetit në rajon.
Ai theksoi se Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe kandidate për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Kosova synon të bëhet pjesë e NATO-s dhe BE-së, ndërsa Kroacia është tashmë anëtare e të dyja organizatave.
Sipas tij, interesat e përbashkëta të këtyre tri vendeve janë stabiliteti dhe siguria e rajonit, e jo paqëndrueshmëria.
Anushiq tha se Kroacia ka edhe një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes me Serbinë, e nënshkruar në vitin 2010, e cila përfshin nëntë fusha bashkëpunimi dhe vazhdon të jetë në fuqi.
Ai shtoi se Kroacia është e gatshme të ndihmojë Shqipërinë dhe Kosovën në rrugën e tyre drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO, por se e njëjta gatishmëri do të ekzistonte edhe për Serbinë, nëse ajo do të zgjidhte rrugën evropiane ose atë të NATO-s.
Ministri kroat theksoi se brenda NATO-s dhe BE-së ekzistojnë dhjetëra marrëveshje dhe deklarata bashkëpunimi, të cilat kanë për qëllim shkëmbimin e njohurive, teknologjive dhe bashkëpunimin në industrinë e mbrojtjes.
“Kurrë nuk kemi qenë kërcënim për askënd, sidomos jo Kroacia, dhe as nuk planifikojmë të jemi. Anëtarësimi ynë në NATO dhe BE na obligon dhe ne as nuk mundemi e as nuk duam të veprojmë ndryshe”, deklaroi Anushiq.
Ministrat e Mbrojtjes të Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan dje një takim në Shkodër, ku u diskutuan sfidat e sigurisë, thellimi i bashkëpunimit ushtarak, rritja e interoperabilitetit dhe përmirësimi i kapaciteteve mbrojtëse.
Pas këtij takimi u njoftua se gjatë këtij viti do të mbahet ushtrimi i parë ushtarak trilateral në kuadër të deklaratës për bashkëpunim në mbrojtje, e cila ishte dakorduar vitin e kaluar.

Pse BIA interesohet për “qarqet islamiste” në Kosovë
Komandanti i KFOR-it takon shefen e përkohshme të BE-së në Kosovë, diskutojnë për sigurinë
Nga arrestimi në Merdarë te 30 ditë paraburgimi për Fehim Sali
Aktakuzë ndaj një personi për kërcënimin publik ndaj Albin Kurtit
Rekrutët e rinj të FSK-së nisin trajnimin bazë, rreshtohen në kazermën “Skënderbeu
Përpjekjet e dështuara të Serbisë për spiunazh në Kosovë
Arrestohet një kosovar në Kroaci me fletarrest të Serbisë
Në Zubin Potok identifikohen mbetje kockore të dyshuara të së paku 23 individëve
Përfituan 134 mijë euro duke mashtruar për transplantim veshke, aktakuzë ndaj dy personave në Pejë
Rrënohen pesë objekte afër Liqenit të Radoniqit