Prishtinë 12 shtator 2026 11:44
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhjen e parë ku ka miratuar disa marrëveshje financiare, të cilat tashmë do të procedohen për ratifikim në kuvend.
Një nga projektligjet kryesore është Ratifikimi i marrëveshjes së financimit për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër” mes Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim, pjesë e Bankës Botërore, me vlerë totale prej 90.3 milionë euro.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka theksuar se periudha e kthimit është 12 vjet dhe me normë interesi zero për qind.
Marrëveshja pritet të ratifikohet nga kuvendi deri më 13 shkurt, data e fundit e parashikuar për këtë proces.
Përveç kësaj, qeveria ka votuar pro dhe ka proceduar tutje në kuvend edhe disa marrëveshje të tjera:
“Projektligji për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje (ZKM)
Projektligji Nr. 09/L-003 për Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë për instrumentin për reforma dhe rritje për Ballkanin Perëndimor” ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian (MF)
Projektligji për Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin KOMPAS-Qasja Gjithëpërfshirëse e Kosovës për Forcimin e Sistemit të Shëndetësisë (MF)
Projektligji për Ratifikimin e marrëveshjes së kredisë ndërmjet Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për projektin: ”Edukimi në Fëmijërinë e Hershme dhe Kujdesi për Kapitalin Njerëzor të Kosovës (MF)”.

Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti: Ruajtja e gjuhës shqipe, përgjegjësi ndaj brezave të ardhshëm
Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales