Prishtinë 11 Shtator 2026 17:46
Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, Ismail Tasholli dhe Ridvan Emini, janë pritur sot në takim nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, për të diskutuar lidhur me organizimin e Marshit qytetar “Drejtësi, jo politikë”, që do të mbahet më 17 shkurt në Prishtinë.
Gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e ruajtjes së parimeve të drejtësisë së paanshme, për vlerat e luftës çlirimtare dhe për përgjegjësinë institucionale e shoqërore në kultivimin e kujtesës historike tek brezat e rinj.
Presidentja Osmani shprehu mbështetjen e saj për marshin dhe theksoi rëndësinë e mbrojtjes së vlerave kombëtare.
“E mbështes këtë iniciativë qytetare. Vlerat kombëtare dhe ato të luftës për liri duhet t’i mbrojmë dhe t’ua përcjellim brezave të rinj si pjesë të krenarisë sonë kolektive,” u shpreh Presidentja Vjosa Osmani.
Nga ana e saj, Eliza Hoxha theksoi se mbështetja institucionale dhe shoqërore që po merr marshi dëshmon karakterin e tij qytetar dhe gjithëpërfshirës.
“Ky marsh është një thirrje për respektimin e drejtësisë së paanshme dhe për ruajtjen e dinjitetit të historisë sonë. Kur institucionet dhe qytetarët flasin me një zë për drejtësi, mesazhi bëhet më i fuqishëm,” tha Hoxha.
Ndërkaq, Ismail Tasholli theksoi se 17 Shkurti është një moment që bashkon qytetarët rreth vlerave themelore të shtetit.
“Ne besojmë se drejtësia duhet të jetë e ndarë nga politika dhe në shërbim të së vërtetës. Më 17 shkurt, qytetarët do të japin një mesazh të qartë për unitet, dinjitet dhe respekt për sakrificën e lirisë,” u shpreh Tasholli.
Platforma “Liria ka Emër” falënderon Presidenten e Republikës për pritjen dhe mbështetjen, duke ftuar qytetarët që më 17 shkurt, në Ditën e Pavarësisë, të bashkohen në Prishtinë për marshin me moton: Drejtësi, jo politikë.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë