Prishtinë, 11 shkurt 2026 12:02
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë shprehu shqetësim të thellë për zhvillimet e fundit në procesin gjyqësor që po zhvillohet në Hagë kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së, duke vlerësuar se ekziston një “rrezik serioz i shtrembërimit të realitetit historik dhe ligjor të luftës çlirimtare në Kosovë”, raportoi Telegrafi.
Këshilli theksoi se procesi gjyqësor, “në formën dhe narrativën që po merr, rrezikon seriozisht të shtrembërojë realitetin historik dhe ligjor të luftës në Kosovë”, duke nënvizuar se “lufta çlirimtare e popullit të Kosovës ishte një reagim legjitim dhe i domosdoshëm ndaj dhunës sistematike, spastrimit etnik dhe krimeve të luftës të kryera nga regjimi i Slobodan Millosheviqit”.
Sipas deklaratës, “çdo përpjekje për të barazuar shtetin agresor me një popull viktimë që luftoi për mbijetesë dhe liri është një fyerje për popullin e Kosovës dhe për vetë ndërhyrjen ndërkombëtare të Perëndimit, e cila u ndërmor për të ndaluar krimet e luftës dhe gjenocidin”.
Po ashtu, vlerësohet se një “proces i deformuar” mund të relativizojë ose edhe të amnistojë “përgjegjësinë historike dhe politike të udhëheqjes shtetërore serbe për krimet e kryera në Kosovë”.
“Çlirimi i Kosovës ishte një akt legjitim i një populli të shtypur dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës mbetet një forcë çlirimtare, jo një objekt i revizionizmit politik apo ligjor”, thuhet në deklaratën e Këshillit të Ambasadorëve Shqiptarë.
Ndërkohë, në gjyqin e ish-udhëheqësve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara në Hagë, sot kanë nisur argumentet përfundimtare të mbrojtjes së Hashim Thaçit. Një ditë më parë, përfunduan deklaratat përfundimtare të Zyrës së Prokurorit Special në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ndërsa deklaratën e saj përfundimtare e paraqiti edhe përfaqësuesja e viktimave.
Ditën e parë të fjalëve përfundimtare, kryeprokurorja Kim West theksoi se dëshmitë dhe provat e paraqitura gjatë procedurës konfirmuan se ishin kryer krime dhe se të pandehurit mbanin përgjegjësi për to. Ajo kërkoi që gjykata t’i shpallë fajtorë të pandehurit për të gjitha 10 pikat e aktakuzës, duke propozuar dënime të vetme prej nga 45 vjetësh burgim.
Dje, në fjalën e tij përfundimtare, prokurori Holling theksoi se të pandehurit kishin një rol të fuqishëm kolektiv si anëtarë kyç të Shtabit të UÇK-së, se ekzistonte një qëllim i përbashkët nga ana e tyre, se kishin dijeni për aktet kriminale dhe se ushtronin kontroll efektiv në terren.

Strategjia për Apelin në Hagë, Konjufca: Nuk do të bëhen publike diskutimet
22 persona arrestohen në aksionin kundër bixhozit të paligjshëm në Prizren, Suharekë dhe Dragash
Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Sveçla: Kosova mbetet partner serioz i Europol-it
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve