Prishtinë 10 shkurt 2026 10:32
Prokuroria Themelore në Ferizaj ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit për të pandehurit: M.O, dhe Z.N., shtetas palestinezë, për shkak të dyshimit të veprës penale: “Falsifikim i parasë” sipas Kodit penal të Republikës së Kosovës.
Sipas kërkesës së parashtruar nga prokuroria, ekziston dyshimi i bazuar se më 06.02.2026, rreth orës 19:30, në pikën e derivateve “Ballkan Petrol” në magjistralen Ferizaj – Prishtinë, konkretisht në fsh. Prelez i Jerlive, i pandehuri M.O., me dashje duke e ditur se është e falsifikuar ka vënë në qarkullim paranë e falsifikuar si të vërtetë, me çka ka kryer veprën penale “Falsifikimi i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 të KPRK-së.
Po ashtu, sipas prokurorisë, për të pandehurit M.O., dhe Z.N., ekziston dyshimi i bazuar se më 07.02.2026, në Rr. “Skënderbeu” në Kaçanik, ata në bashkëkryerje kanë poseduar paratë e falsifikuara me qëllim që të njëjtat t’i vënin në qarkullim si të vërteta, në atë mënyrë që pas kontrollit të banesës nga ana e policisë janë gjetur tridhjetë e nëntë (39) bankënota nga 50$, në total 19.500 dollarë amerikanë, të cilat dyshohet se janë të falsifikuar, me ç’ rast edhe janë sekuestrruar nga policia, me çka në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: “Falsifikim i parasë” nga neni 296 paragrafi 2 lidhur me nenin 31 të KPRK-së.
“Dy të pandehurit, me vendim të prokurorit të shtetit gjenden nën masën e ndalimit 48-orësh për veprën penale të lartëcekur”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë