Prishtinë, 08 shkurt 2026 18:23
Një mërgimtar nga Kosova që jeton në Gjermani, Rilind Krasniqi, ka denoncuar publikisht keqtrajtim dhe bastisje nga policia serbe gjatë kalimit transit nëpër territorin e Serbisë, duke deklaruar se është ndaluar dhe kontrolluar për më shumë se një orë, pas gjetjes së fotografive me figura të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në telefonin e tij.
Sipas rrëfimit të tij, Krasniqi ishte duke udhëtuar nga Kosova drejt Gjermanisë për shkak të një urgjence personale dhe për herë të parë kishte vendosur të kalonte transit nëpër Serbi. Por, sapo hyri në pikën kufitare serbe, ai thotë se e kuptoi se vendimi për të kaluar nëpër këtë shtet kishte qenë një gabim i madh.
Rilindi ka treguar se menjëherë pas ndalimit kanë nisur bastisjet e detajuara, ku autoritetet serbe i kanë kontrolluar pajisjet personale dhe përmbajtjen e telefonit. Gjatë kontrollit, sipas tij, janë gjetur fotografi të babait të tij – ish-pjesëtar i UÇK-së – si dhe fotografi të komandantit Adem Jashari, Mujë Krasniqit, Vesel Arucit dhe figurave të tjera të luftës.
“Sot kalova nëpër Serbi, kisha një kohë që s’kam kaluar në këtë tokë dhe sot jam bastisur nga disa çetnikë serbë. Ata më gjetën foto në telefon edhe në Facebook të babës tim që ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare, foto të Adem Jasharit, foto të Vesel Aruqit, foto të Mujë Krasniqit”.
“Ata më bastisën rreth një orë, më kontrolluan shumë dhe më morën gjëra personale, si dhe para në vlerë 2,500 euro,” ka treguar ai.
Sipas Krasniqit, pikërisht këto fotografi janë bërë shkak i ndalimit dhe bastisjes, ndërsa policia kufitare serbe i ka konfiskuar edhe sende personale, përfshirë një shumë parash në vlerë prej 2,500 euro.

Pas 27 vitesh pritjeje, identifikohet njëri nga 10 anëtarët e zhdukur të familjes Mëziu nga Skenderaj
Studentët marshojnë sot në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales
Policia thotë se masat në trafik kanë të bëjnë me vozitjet e rrezikshme dhe jo me flamujt e UÇK-së
Protestohet në Vjenë kundër dënimit të katërshes së UÇK-së
Kosova pranohet në sistemin ATA Carnet, OEK: Mundësi të reja për bizneset
27 vite në pritje të së vërtetës, familja merr konfirmimin për Idriz Rrecajn
Kurti në takim me kongresistin amerikan: Vendimi i Speciales ka pasaktësi faktike e gabime ligjore
Trumpi i ashpër ndaj Iranit: Marrëveshje ose shkatërrim
Muzeu Etnologjik i Kosovës – dy dekada në promovimin e etnokulturës dhe trashëgimisë kulturore