Prishtinë 06 Shkurt 2026 15:19
Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka thënë se roli i Kosovës shkon përtej duke theksuar se ajo mund të jetë partner edhe në sigurinë e Evropës.
Nga selia e NATO-s në Bruksel, ambasadori ka theksuar se ka folur me aleatët për të ardhmen e Kosovës me NATO, teksa ka dhënë garancinë se Britania do të vazhdojë të punojë me, siç i ka quajtur ai, miqtë kosovarë që Kosova të kontribuojë edhe më tutje në sigurinë evropiane e që të bëhet pjesë e NATO-s.
“Roli i Kosovës shkon përtej sepse Kosova mund të luajë një rol si partner në sigurinë evropiane dhe unë kam parë vetë se personeli i sigurisë së Kosovës po punojnë drejt standardeve të NATO-s, ata kanë kryer disa trajnime të përbashkëta me Britaninë për t’i pajisur ata që të bëhen një partner vërtet i dobishëm, potencialisht në Ukrainë dhe në vendet tjera në Evropë”, ka thënë ai përmes një videoadresimi në Facebook.
Hargreaves ka theksuar se Kosova ka ende punë për të bërë për t’i përmbushur standardet e NATO-s.
“Kosova ka shumë punë për të bërë. Duhet të vazhdojë të punojë në të qenit shoqëri demokratike e fuqishme, në të qenit shtet multi-etnik dhe të sigurohet se përmban standardet që NATO i kërkon nga të gjithë aleatët e tij”.

Historianët kundërshtojnë narrativën serbe për vitin 1690: Kosova nuk u popullua nga shqiptarët e ardhur nga veriu i Shqipërisë
Pritja që zgjati 27 vjet: Dr. Adem Ademi identifikohet në Hagë
Mjeku që shërbeu në luftë, pas 27 vitesh identifikohet përmes ADN-së
Rrjeti i BIA-s për SNS-në: Mbledhje votash dhe evidentim i kundërshtarëve në Kosovë
Kurti: Shëndeti mendor i fëmijëve të jetë pjesë e politikave shtetërore
Operacion i madh kundër narkotikëve, pesë të arrestuar dhe heroinë mbi gjysmë milioni euro
Pesë kadetë të FSK-së diplomojnë në akademitë ushtarake të Gjermanisë, do t’i bashkohen trupës së oficerëve
Kurti: Kosova meriton statusin e vendit kandidat në BE, pozita aktuale nuk e pasqyron progresin e bërë