Prishtinë 06 Shkurt 2026 13:25
Qytetarët kanë filluar të mblidhen para objektit të KEDS-it në Prishtinë, për të kundërshtuar njëzëri mundësinë edhe të një tjetër rritje të çmimit të energjisë.
Në pankarta shihet mbishkrimi ku i janë përgjigjur ministres në detyrë të ekonomisë, Artane Rizvanolli, se gjoja po sakrifikojnë, për një energji të sigurt në të ardhmen. “Nuk sakrifikojmë ne për KEDS”-in, thuhet në një nga pankaratat.
“Nuk sakrifikojmë ne për KEDS”-in, “Rryma nuk është luks”. “ZRRE-ja argat i KEDS-it”, “Rryma rritet, populli digjet”, janë të tjera pankarta që qytetarët protestues po mbajnë në duar.
Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist dhe organizata “Përpjekja”, kërkesën e KESCO-s që të bëhet edhe një rritje e çmimit të energjisë prej 21.3 për qind, e kanë cilësuar proces të padrejtë dhe të dëmshëm për qytetarët e Kosovës.
Filluan te KEDS-i, por protestuesit do të marshojnë drejt objektit të qeverisë, për t’i shpalosur po të njëjta kërkesa, pra atë për kundërshtimin e rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Gjendet municion në varrezën masive në Zubin-Potok
Investim prej 3.7 milionë eurosh për modernizimin e rrugës Livadhet e Istogut–Mokna
Kurti emëron një ish-ushtar të UÇK-së, në krye të Komisionit për Persona të Zhdukur
Serbia arreston një person për zbulim të informatave për varreza masive, Hoti: E vërteta nuk fshihet
Nis gjykimi në mungesë ndaj 21 të akuzuarve për krime lufte në Reçak
Serbia vazhdon diskriminimin, asnjë shqiptar nga Lugina e Preshevës mes 400 zjarrfikësve të punësuar së fundi
Më 6 gusht seanca e Kuvendit, Haxhiu iu dërgon ftesë deputetëve të zgjedhur