Prishtinë 05 Shkurt 2026 10:34
Krerë të shtetit, institucioneve, ambasadorë, investitorë të huaj e përfaqësues të bizneseve janë mbledhur në Prishtinë në organizimin “French Business Day” të Këshillit të Investitorëve Evropian.
Me këtë rast, kryeministri në detyrë, Albin Kurti tha se Kosova është vend ku të tjerët investojnë dhe fitojnë. Sipas tij, Kosova është e hapur për investime serioze.
Ai tutje shtoi se është punuar për të forcuar sundimin e ligjit, për të ulur praktikat informale dhe për të krijuar një klimë të barabartë, sepse konkurrenca duhet të jetë e drejtë për atë që inovojnë dhe investojnë.
Tutje Kurti deklaroi se Kosova është vend i besueshëm për të bërë biznes. “Vendi ynë është një shtet i konsiliduar me orientim të qartë evropian. Tani e kemi edhe stabilitetin institucional i cili dëshirohet nga bizneset. Kemi punuar për të forcuar sundimin e ligjit, për të ulur praktikat informale dhe për të krijuar në teren të barabartë. Ne besojmë se ligji na bënë bashkë. Kosova po investon në infrastrukturë. Ajo shtynë përpara konkurueshmërinë, sigurinë energjetike, logjistikën dhe sigurinë e jetesës. Ne duam ta bajmë të bërit biznes më të lehtë dhe më të shpejt. Në gjithë Evropën kompanitë kërkojnë besueshmëri. Kosova mund të jetë pjesë e kësaj zgjidhjeje të përbashkët”, shtoi ai.
Kurti potencoi se janë duke mbështetur ekonominë, teksa shtoi se në krahasim me 4 vitet e kaluara numri i bizneseve me pronësi të huaj në Kosovë është rritur për 55 për qind.
“Nëse ka një fjalë që duhet të përkufizoj bashkëpunimin tonë sot, ajo është besimi. Besimi është avantazh ekonomik. Në një botë të paqëndrueshme, të ndikuara nga tensionet gjeopolitike, integriteti nuk është vetën përmbushje rregullash, por edhe konkurueshmërië.
Kosova është e gatshme për partneritete të mëdha infrastrukturore. Është e hapur për investime serioze dhe Kosova po zgjeron mundësitë tregtare me Evropën, rajonin dhe me gjerë”, ka deklaruar ai.
Gjatë këtij organizimi bizneseve franceze iu bë thirrje për të investuar në Kosovë.

12.230 të vrarë në luftën e Kosovës, Instituti fton qytetarët të plotësojnë listën e viktimave
Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit për krime lufte në Zubin-Potok
Ministria e Arsimit ndan mbi 103 mijë euro për abetaret e diasporës
Haxhiu për gërmimet në Kalludër: Zhvillim i rëndësishëm në përpjekjet për ndriçimin e fatit të të zhdukurve
Publikohet lista preliminare e të vrarëve dhe të zhdukurve në luftë
Prokuroria Speciale pritet të kërkojë paraburgim për dy të dyshuarit pas zbulimit të varrezës masive në Zubin-Potok
Aksidenti i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, shtatë persona të lënduar
Haxhiu kërkon dënimin e retorikës serbe