Prishtinë 05 Shkurt 2026 10:19
Në kuadër të vizitës zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim
Isufaj, dhe prokurori special Naim Abazi, janë pritur në takime pune nga anëtarë të Kongresit Amerikan, përkatësisht Pat Fallon, Zach Nunn, Robert Aderholt dhe John Moolenaar.Gjatë këtyre takimeve, kryeprokurori i Prokurorisë Speciale dhe prokurori special Naim Abazi, të shoqëruar nga drejtori i Sekretariatit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Sami Istrefi, kanë riafirmuar përkushtimin institucional të Republikës së Kosovës në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.
Gjatë takimeve është diskutuar për sundimin e ligjit në Kosovë, rëndësinë e
bashkëpunimit ndërkombëtar, si edhe në ngritjen e kapaciteteve.Kongresistët amerikanë shprehën mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e pavarësisë së institucioneve të drejtësisë dhe përkrahjen konkrete në përpjekjet për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi