Prishtinë 05 Shkurt 2026 11:35
Presidentja Vjosa Osmani do t’i drejtohet Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në lidhje me tarifat e reja të energjisë elektrike në vend, që do të shqyrtohen nga ky rregullator, e që potencialisht mund të hynë në fuqi në muajin prill të këtij viti.
Tre kompanitë që merren me energjinë elektrike në Kosovë – KOSTT-i, KEDS dhe KESCO kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të hyrat e lejuara maksimale, duke kërkuar rritje të tyre – që përkthyer në përqindje- i bie se kanë kërkuar rreth 20% rritje të çmimit të rrymës në Kosovë.
Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani, ka thënë për RTKLive se “qëndrimi i Presidencës do të mbetet i njëjtë, nëse ka ndryshime ose rritje të tarifave”.
“Në rast se do të ketë ndryshime apo rritje të tarifave, qëndrimi ynë do të mbetet i njëjtë, ashtu siç ka qenë në çdo rast kur çështja e rritjes së çmimeve ka qenë në diskutim. Në momentin që hapet thirrja për komente, do t’i dorëzojmë komentet tona si edhe vitet e kaluara, duke u udhëhequr nga interesi publik”, ka thënë Kupina.

Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Pantiq e Zariq dalin para Gjykatës si të akuzuarve për krime lufte
Nis hetimi parlamentar për vrasjen e Arlinda Zekajt, nëntë ditë pas ngjarjes
Spajiç kërkon hetim parlamentar për ndikimin e mundshëm të Serbisë në mediat dhe bizneset e Malit të Zi