Prishtinë, 30 janar 2026 19:26
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë e Kosovës (AVUK) ka ndaluar importin e deleve dhe dhive nga Republika e Maqedonisë së Veriut, pas konfirmimit të sëmundjes Lija e dhenve dhe dhive në zonën e Lipkovës.
Sipas njoftimit zyrtar, vendimi është marrë në bazë të raporteve të ADIS-it dhe Organizatës Botërore për Shëndetin e Kafshëve (WOAH), të cilat kanë konfirmuar praninë e sëmundjes në territorin e shtetit fqinj.
“Në përputhje me Ligjin për Veterinarinë Nr. 2004/21, ndalesa përfshin importin e kafshëve të gjalla të llojit të deleve dhe dhive, si dhe të nënprodukteve të tyre, përfshirë lëkurën dhe leshin. Po ashtu, ndalohet edhe importi i produkteve me origjinë nga këto kafshë që nuk janë të trajtuara termikisht ose që vijnë nga Maqedonia e Veriut”, thuhet në njoftimin e AVUK-ut.
Ky institucion bën të ditur se masa hyn në fuqi menjëherë dhe do të mbetet në zbatim deri në një vlerësim të mëtejshëm të situatës nga autoritetet ndërkombëtare përkatëse dhe nga vetë Agjencia.
Publiku dhe operatorët ekonomikë, thuhet në njoftim, do të informohen me kohë për çdo ndryshim eventual.

Lansohet Platforma e Identitetit Elektronik, Kurti: Hap i rëndësishëm drejt digjitalizimit
908 milionë euro të parapara për komunat në projektbuxhetin e vitit 2027
Dëshmitari në gjykatë: Pantiqi dhe Zariqi ishin të përfshirë në krimet në Istog
Koeficienti i pagave pritet të rritet në 120 euro nga korriku i vitit 2027, paralajmëron Kurti
Pantiqi merret në pyetje nga Prokuroria për rastin e Ukshin Hotit
Dogana e Kosovës arkëton 186.6 milionë euro të hyra gjatë tetorit
Prokuroria Speciale dhe Policia e Kosovës zhvillojnë aksion në disa lokacione
Kosova përfaqësohet në takimin evropian të rrjeteve të ansambleve muzikore në Itali