Prishtinë, 29 janar 2026 19:18
Njësia e antidrogës në Prizren, me mbështetje të njësive tjera policore, ka realizuar sot një operacion antidrogë në kuadër të zbatimit të urdhër-kontrollit nga Gjykata Themelore në Prizren. Katër lokacione të ndryshme janë kontrolluar gjatë këtij operacioni.
Rastin e ka konifirmuar zëdhënës polici, Daut Hoxha, ku bëri të ditur se gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona dhe një pistoletë.
Hoxha njoftoj se pesë persona janë arrestuar; dy prej tyre janë dërguar në procedurë të rregullt, ndërsa tre të tjerë do të mbahen në paraburgim për 48 orë. Hetimet lidhur me këtë rast vazhdojnë nga Njësia e Antidrogës në Prizren.
Njoftimi i plotë për medie:
Ju konfirmoj se si vazhdimësi e hetimeve të një rasti te mëhershëm, sot me datë 29.01.2026, Njësia e antidrogës në Prizren me mbështetje edhe te njësive tjera policore ka realizuar një operacion antidrogë në funksion të zbatimit të urdhër-kontrolli nga GJTH në Prizren ku janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.
Gjatë operacionit të kontrollit sot, nga dëshmitë relevante janë sekuestruar edhe: substanca narkotike, para, pajisje, automjete, telefona, një pistoletë etj.
Pesë persona janë arrestuar nga policia, nga ta dy janë derguar ne procedurë të rregullt dhe tre nga ta dërgohen ne mbajtje per 48 orë. Hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar nga njësia e antidrogës ne Prizren.
Policia e Kosovës në bashkëpunim me organet e drejtësisë është e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e abuzimit dhe trafikimit të substancave narkotike në të gjithë vendin. Do te aplikohet tolerancë zero ndaj grupeve dhe individëve të përfshirë në veprimtari kriminale, duke vepruar me vendosmëri dhe në përputhje me ligjin për garantimin e sigurisë dhe ruajtjen e shëndetit të qytetarëve tanë.

Vdekje e dyshimtë në Ferizaj, në trupin e viktimës kishte shenja dhune
Aksident fatal në Junik, humb jetën vozitësi i katërçikletës
Arrestohet një person në Prishtinë për kërcënim ndaj Kuvendit
Aksident tragjik në Malishevë, vdes një person pasi ra nga rimorkioja derisa ishte duke punuar
Pas trajtimit jashtë vendit, ndërron jetë i lënduar në aksidentin në Loxhë
Kandiqi i reagon Daçiqit: Politika jote rezultoi me varreza masive t`shqiptarëve
Protestuesit përleshen me policinë para objektit të Qeverisë
Hamza: Vendimi ndaj krerëve nuk u bë në emër të popullit, por kundër shtetit të Kosovës
Kurti: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së është padrejtësi e papranueshme